Kuriozitete



__________________________________________________________________________________


Kioto, 8 prill - Shkencëtarët japonezë deklaruan se kanë përpunuar një metodë, e cila lejon "leximin" e ëndrrave të njerëzve të tjerë me ndihmën e rezonancës magnetike, njoftoi ditën e premte faqja amerikane e Internetit “Global post”.

Bashkëpunëtorët shkencorë të laboratorit të neurologjisë kompjuterike në Kioto kryen një eksperiment, gjatë të cilit ata arritën të regjistrojnë me ndihmën e rezonancës magnetike se cilat pjesë të trurit të personit, që po i nënshtrohej eksperimentit, punonin aktivisht gjatë shikimit të ëndrrave të caktuara. Pjesëmarrësit në eksperiment treguan se çfarë ëndrre kishin parë dhe në bazë të kësaj shkencëtarët përpiluan një tabelë.

Gjatë eksperimentit të dytë studiuesit u përpoqën të gjenin në bazë të tabelës së përpiluar se çfarë panë në ëndërr personat që iu nënshtruan eksperimentit, pa i pyetur ata. Numri i përputhjeve me përgjigjet e pjesëmarrësve të eksperimentit ishte pothuajse 70%.
_____________________________________________________________________________________________



Portland, 7 prill - Sara Mapelli ka vallëzuar këtë performancë vetëm tri herë në jetë. E mbuluar me bletë për shkak të bërjes së disa xhirimeve artistike për festivalin e filmit “Queen of the Sun” në Portland të SHBA-së, ajo ka sqaruar se shtresa e parë e bletëve që i rrinë për trupi e thumbojnë mjaft shumë, por ajo i “zhdukë” këto dhimbje duke medituar dhe menduar sikur gjendet në një botë tjetër, gjë që i ndihmon të mos ndjejë dhimbjet
__________________________________________________________________________________________

Milano, 5 prill - Ajo që dukej një udhëtim i zakonshëm familjar për pushimet e Pashkëve nga Zvicra në Itali doli të jetë kontrabandë e një sasie të madhe të arit. 

Vetura e vogël, që nuk binte në sy me asgjë, u ndalua nga policia financiare e Italisë për kontroll rutinë. Në veturë ishin prindërit dhe tre fëmijët e tyre të vegjël. Policia filloi të dyshonte kur hetoi se familjarët po bëheshin gjithnjë më nervozë.

Pas një kontrolli më të detajuar, policët gjetën diçka që rrallë u ndodh të shohin. Në dyshemenë e dyfishtë ishte fshehur një thesar i tërë: një duzinë shufrash të mëdha të arit që së bashku peshonin 110 kilogramë, transmeton Abinfo. Vlera e arit të fshehur është 4.5 milionë euro.

Siç bëjnë të ditur organet italiane të sigurisë, bëhet fjalë për një familje italiane me qëndrim në Zvicër. Kryefamiljari i saj drejton një ndërmarrje atje, por prejardhja e një sasie kaq të madhe të arit mbetet e paqartë. Ndaj tij është ngritur një padi për larje parash. Ari dhe vetura janë konfiskuar