Sport


Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se ekipi i tij mund ta shkruajë historinë duke e mposhtur Barcelonën në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Klubi francez barazoi me rezultat 2-2 kundër Blaugranëve në Parc de Princes, ashtu që duhet të shënojë fitore në Camp Nou ose së paku të barazojë 2-2 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
“Do të jetë vështirë. Është një sfidë e madhe, por është koha që ne ta bëjmë historinë”, ka deklaruar suedezi për Globoesporte






_______________________________________________________



Kampioni i Ligës Premier, Manchester City, e ka mposhtur liderin aktual Manchester United me rezultat 2-1, në derbin lokal që u zhvillua në Old Trafford.
Rrjetat heshtën në fraksionin e parë, ndërkohë që mysafirët ishin për një nuancë më të mirë, sa i përket lojës që treguan.



Pas një aksioni të ndërtuar nga Nasri dhe Tevez, James Milner e zhbllokoi rezultatin me një goditje të bukur (52’).
Djajtë e Kuq reaguan shpejtë kur pas një goditjeje të lirë të fortë të Van Persiet, Jones goditi me kokë dhe topi u përplas në shpinën e Kompany, e pastaj përfundoi në rrjet (59’).

Mirëpo, inkuadrimi i Sergio Agueros në fushë u tregua mjaft frytdhënës, pasi ishte argjentinasi futbollisti që shënoi golin e fitores.
Kun mori një top nga Yaya Toure dhe la pas vetes gjithë mbrojtjen vendase para se ta mposhtte edhe portierin De Gea (79’).

Manchester City ngushton në 12 pikë diferencën me liderin Manchester United, ndërsa edhe pse është thuajse e pamundur që ta arrijë deri në fund të kampionatit, së paku mund të kënaqet me triumfin në derbi