Lajme


I gjen djalit drogë në shtëpi e lajmëron në polici

Gjilan - Raportohet se në Gjilan ankuesi mashkull shqiptar ka sjellë në stacion policor një sasi prej 5.1 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat ankuesi i kishte gjetur te djali i tij njoftoj Policia e Kosovës.
Sipas policisë substanca e dyshuar është konfiskuar dhe i dyshuari është arrestuar, i cili pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.